Read Anywhere and on Any Device!

Subscribe to Read | $0.00

Join today and start reading your favorite books for Free!

Read Anywhere and on Any Device!

  • Download on iOS
  • Download on Android
  • Download on iOS

Zonja e zezë Nexhmije Hoxha

Zonja e zezë Nexhmije Hoxha

Ismail Kadare
2/5 ( ratings)
...Në galerinë e errët, Gadishulli ynë ballkanik ka dy modele: Elena Çausheskun e rumunëve dhe Nexhmije Hoxhën e shqiptarëve.E para u bë simbol i injorancës e i meskinitetit, e dashuruar pas titujve shkencorë të cilët, sa më shumë i shtoheshin, aq më qesharake e bënin.E dyta u shqua për mendjengushtësinë dhe egërsinë e pashoqe, çka bëri që populli shqiptar t'i vinte nofkën "Panterë e zezë".

Ndërsa nuk mbahet mend asnjë rast që të ketë luajtur edhe më të voglin rol zbutës në tragjedinë shqiptare, dihen, përkundrazi, raste të shumta kur është treguar edhe më e egër se i shoqi.

Kështu me dënimin më të rëndë, me pushkatim, përfundoi Elena Çaushesku. Me burg të mundimshëm shumë-vjeçar, që ia shkurtoi ditët, Çian Çini. Dhe me burg të paktë, Nexhmije Hoxha. Nuk është e vështirë të merret me mend se në këtë hierarki të zezë ajo zë vendin më të errät.

Në 31 dhjetor 1945 Nexhmije Xhuglini shkonte drejt martesës me Enver Hoxhën... Ky fakt duhet shikuar e studiuar posaçërisht, sepse ai të çon në një provë shumë interesante. Një detaj tjetër që zbulon një përdhosje kriminali të çiftit, është se, për të marrë nuse Nexhmijen, caktohet Fahria, gruaja e Bahri Omarit, i cili në ato ditë do të hynte në burg dhe nuk do të dilte më i gjallë s'andejmi.

Dhe, meqë jemi këtu, pushkatimi i Bahri Omarit nuk ka të bëjë vetëm me faktin që t'u ngulitej në tru njerëzve se asnjë lëshim nuk do të kishte në luftën e klasave...me paralajmërimin se në vend po zinte vend një pushtet kriminal.Bahri Omari ishte njohësi më i mirë i Enverit. Ai e kishte mbajtur në shtëpi dhe nuk kishte ndonjë gjë që nuk e dinte për Enverin...

Ditën e gjyqit të Bahri Omarit kryeministri Enver Hoxha, në mjediset e zyrës së tij, ndante edhe ftesa për këtë gjyq, me një qetësi që të kallte datën. Ai ua jepte ftesat shoqeve dhe kolegëve të zyrës, duke u thënë: "Shkoni, shikojenin kriminelin". Njërën nga këto ftesa ia ofronte edhe së shoqes së Kadri Hoxhës, duke ia quajtur, bile, paksa si nder e vlerësim të partisë, që i bënte asaj. Por Enveri e kreu veprën e radhës dhe kaq...
Language
Albanian
Pages
268
Format
Paperback
Publisher
Shtëpia Botuese 55
Release
September 17, 2022
ISBN
9994371517
ISBN 13
9789994371518

Rate this book!

Write a review?

loader